Shkurt.ch
Neonazistët marshojnë me flakadanë dhe “nuk i sheh askush”!
Marshuesit kanë bartur një transparent me porosinë që të mos harrohet bombardimi i Dresdenit, i kryer më 13 shkurt 1945
Rreth pesëdhjetë veta, ekstremistë të djathtë thuhet të kenë marshuar të hënën, nëpër rrugët e fshatit Hombrechtikon të Cyrihut, duke mbajtur në duar flakadanë. Lidhur me këtë ngjarje ka raportuar gazeta “20 Minuten”, por autoritetet e komunës nuk dinë asgjë rreth kësaj!
Dëshmitarët thonë se bëhet fjalë për marshues të moshave në mes 20 e 30 vjet, të veshur me rroba të errëta, që kanë parakaluar në heshtje nëpër rrugën kryesore të fshatit.
Veç flakadanëve, marshuesit kanë bartur një transparent me porosinë që të mos harrohet bombardimi i qytetit gjerman, Dresdenit, nga aleatët antifashistë, më 13 shkurt 1945. Me atë rast patën humbur jetën rreth 25.000 veta.
Komuna Hombrechtikon nuk ka ende kurrfarë të dhënash lidhur me marshimin. Ajo ka filluar hetimet lidhur me këtë rast. Por, e vetmja gjë që komuna e di me siguri, është se ajo nuk ka dhënë leje për një manifestim të tillë. “Ajo nuk është kërkuar nga ne, por edhe sikur ta kërkonin, ne nuk do ta jepnim”, ka thënë kryetari i komunës së Hombrechtikonit, Max Baur.
Fotografinë e vetme, dëshmi për këtë marshim, e ka dërguar dikush në redaksinë e 20Minuten. Dyshohet se ajo është postuar pikërisht nga qarqet që kanë mbajtur marshin.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste








