Shkurt.ch
Neonazistë në ushtrinë e Zvicrës
Njoftohet për rreth 30 raste ku pjesëtarë të forcave të armatosura zvicerane kanë mbajtur në internet qëndrime të ekstremit të djathtë
Disa dhjetëra neonazistë shërbejn në ushtrinë e Zvicrës, mjaft nga të cilët mbajnë edhe pozita komanduese. Gazeta “SonntagsZeitung” me rastin e një hulumtimi gazetaresk që ka bërë, ka arritur në informata mjaft shqetësuese lidhur me këtë çështje.
Disa nga neonazistët që janë me shërbim në armatë nuk ngurrojnë të marrin poza në rrjetin e internetit me shenja të djathtizmit ekstrem.
Më i njohuri ndër neonazistët e Zvicrës në përgjithësi, kryetari i PNOS (Partia e Zviceranëve të Orientuar Kombëtarisht) Dominic Lüthard, ka mbaruar në fund të vitit 2011 shërbimin në këmbësorinë malore.
Në marsin e ardhshëm ai do të angazhohet sërish në armatë. Dhe kjo do të ndodhë, pavarësisht faktit se Lüthard ka qenë tashmë i dënuar penalisht dhe prej vitesh paraqitet publikisht si ekstremist i djathtë.
SonntagsZeitung raporton për rreth 30 raste ku pjesëtarë të rinj të forcave të armatosura zvicerane kanë mbajtur në internet qëndrime të ekstremit të djathtë.
Ata kanë pozuar në ambiente ku në prapavi ka pasur kryqe të thyer ose janë fotografuar të maskuar, duke bërë me dorë përshëndetjen hitleriane. Ajo që shihet si më alarmuese është se një numër ushtarakësh me ide ekstremiste.
Politikanë të gjithë spektrit politik, të cilët në partitë e tyre merren me çështje të sigurisë shprehen të indinjuar me këtë gjendje dhe kërkojnë përjashtimin e menjëhershëm të ekstremistëve nga radhët e ushtrisë.
Mirëpo, ushtria i ka duart e lidhura për të bërë ndonjë veprim në këtë drejtim. Siç thotë zëdhënësi i ushtrisë, Christoph Brunner, ligjet në fuqi nuk lejojnë përjashtime preventive nga armata. Për këtë arsye, komisioni për politikën e sigurisë (Sik) është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të bazës ligjore që rregullon këtë çështje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











