Uncategorized
Nëntogeri i FSK-së shpërblehet në Amerikë
Nëntogeri i FSK-së, Genti Koqinaj mori çmimin “Col. Alan C. Dexter”, çmim ky i cili i jepet studentit ndërkombëtar më të mirë të klasës, që tregon performancë të jashtëzakonshme akademike dhe udhëheqëse
Genti Koqinaj, nëntoger i Forcës së Sigurisë të Kosovë (FSK) ka diplomuar në “Kursin Bazik të Oficerëve për Komunikim” në SHBA, ku si shpërblim për rezultatet e treguara gjatë këtij trajnimi, nga shefi i Shtabit të “Cyber Center of Excellence” në bazën Fort Gordon mori çmimin “Col. Alan C. Dexter”, çmim ky i cili i jepet studentit ndërkombëtar më të mirë të klasës, që tregon performancë të jashtëzakonshme akademike dhe udhëheqëse, raporton Ministria për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai e ka kryer kursin 22 shkurti deri më 21 qershor, në Shkollën e Sinjaleve të Ushtrisë Amerikane, në Fort Gordon, Georgia, ku pjesëmarrës kanë qenë 53 kadetë nga shtete të ndryshme të botës, si nga Amerika, Kosova, Hungaria, Arabia Saudite dhe Bosnja e Hercegovina.
Gjatë zhvillimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit kanë marrë pjesë rregullisht në ushtrime fizike si dhe janë sprovuar me role dhe pozita të ndryshme, duke përfshirë këtu; S1, S2, S3, S4, S6, komandant togu, udhëheqës skuadre apo udhëheqës ekipi. Pas rezultatit të treguar nëntoger Koqinaj është caktuar dy herë në pozitën e komandantit të togut, pozitë kjo e cila zakonisht është e rezervuar vetëm për oficerë amerikanë dhe jo ndërkombëtar.
Nëntoger Koqinaj gjatë kësaj periudhe ka arritur që krahas këtij kursi të ndjek edhe trajnimin shtesë për Mbrojtje të Afërt Luftarake, ku është certifikuar për nivelin e parë të këtij programi.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











