Lajme
Nëntëvjeçari nga Prishtina i shkruan letër Bidenit

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka postuar në profilin e saj në Facebook letrën e një fëmije 9-vjeçar, nxënës i klasës së tretë në “British School” në Prishtinë, të cilën ia ka adresuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Nëntëvjeçari i ka kërkuar presidentit të shtetit më të fuqishëm mbështetje në mënyrë që në shkollën e tij të mësojnë më shumë për Amerikën.
“Një nëntëvjeçar, nxënës i klasës së tretë, nga Kosova, i ka shkruar një letër presidentit Joe Biden, duke i kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë për Amerikën në shkollë. Nuk mund të jetë më e ëmbël se kaq”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Letra e plotë e nxënësit:
“I dashur zoti Joe Biden,
Shkelqësia juaj, i nderuar zoti President,
Shpresoj se je mirë dhe e ke pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë.
Emri im është Diell Sadriu dhe jam nga Kosova, Prishtina. Jam nëntëvjeçar dhe jam në klasën e tretë në British School në Kosovë.
Po ju shkruaj që me mirësjellje t’iu kërkoj që ta mbështesni shkollën tonë. Ne i mësojmë disa lëndë, por ne mësojmë shumë pak mësime për SHBA-në. Ne do të ishim shumë të lumtur sikur të kishim më shumë libra dhe mësime për SHBA-në si p.sh. historinë amerikane, sport dhe të tjera.
Pres që të dëgjoj së shpejti nga ju,
Gjithë të mirat,
Diell Sadriu”, thuhet në letrën e nxënësit.
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë