Maqedonia
Nëntë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut është duke u përballur me nëntë zjarre aktive, përfshirë me zjarre të reja në Ohër dhe në Shkup, njoftoi të shtunën drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojance Angelov.
Një zjarr i madh është përhapur në zonën e komunës së Ohrit, në fshatin Kosel, i cili rrezikon të përhapet edhe në një pyll me pisha.
Zjarret kanë shpërthyer edhe në zonën e Shkupit, në komunën e Zelenikovës dhe afër fshatit Ljubanci.
Angelov thotë se zjarri më i madh është në malet e Osogovës, në terren të paarritshëm, i cili është aktiv prej ditësh, prandaj autoritetet kanë vendosur t’i përdorin tetë helikopterë – tre maqedonas, një serb, dy hungarezë, një slloven dhe një çek – për ta shuar atë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se helikopteri i saj, Airbus H215 Super Puma, me tre tonë ujë, me gjashtë pjesëtarë të Njësisë së Helikopterëve dhe një pjesëtar të Sektorit të Emergjencave, është dërguar në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Angelov shtoi se zjarri në komunën e Makedonski Brodit, në rajonin e fshatrave Tazhevë dhe Breznicë, po vazhdon prej disa ditësh në terren vështirë të qasshëm dhe se të shtunën atje është dërguar një helikopter policor, si dhe një ekip nga Hungaria me 46 zjarrfikës dhe automjete speciale.
Zjarri në Plasnicë është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e tij, si dhe zjarri i pyjeve në Pehçevë.
Angelov tha se në Maqedoninë e Veriut këtë verë është regjistruar një numër rekord i zjarreve dhe se gjatë korrikut ka pasur 620 zjarre në natyrë dhe në pyje, prej të cilave 611 janë shuar.
“Rekordi ishte më 29 korrik, kur kishim 66 zjarre aktive në një ditë”, tha Angelov./REL
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











