Kosova
Nënshkruhet marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Italisë
Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, në Romë, u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në mes të ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Italisë për vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), kolonel Sylejman Cakaj në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe homologut të tij italian nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë.
Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes, të cilat do të realizohen në mes të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













