Kosova
Nënshkruhet Memorandumi mes Odës Ekonomike dhe Helvetas Swiss Intercooperation
Me qëllim përmirësimin e të ardhurave dhe mundësive të punësimit të të rinjve, në veçanti grave dhe pakicave, si dhe ekonomive familjare rurale në komunat e maleve të Sharrit dhe juglindjes së Kosovës Oda Ekonomike e Kosovës dhe Helvetas Swiss Intercooperation, përmes projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR), nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i këtij memorandumi të mirëkuptimit është përcaktimi i termave dhe kushteve të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet projektit APR dhe Odës Ekonomike të Kosovës, në mënyrë që të arrihet objektivi i përmirësimit të qasjes së bizneseve nga zonat rurale në shërbime dhe informata më të mira nëpërmjet organizatave të bizneseve tek zyret njësive rajonale të Odës Ekonomike të Kosovës.
Të dyja palët pajtohen se Oda Ekonomike e Kosovës do të kontribuojë në objektivin e projektit përmes njësive rajonale, departamenteve përkatëse, zyrtarëve dhe shërbimeve që ka në dispozicion për fuqizimin e shoqatave apo/edhe organizatat e bizneseve në komunat ku projekti APR vepron.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











