Lajme
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet UP-së dhe KPM-së
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit studentët e gazetarisë do të njihen nga afër me funksionimin praktik dhe rregullimin ligjor të mediave elektronike në Kosovë, shkuan Koha.net
Kjo marrëveshje, sipas njoftimit të UP-së, do të mundësojë sigurimin e praktikës dhe ngritjen profesionale të studentëve, të cilët falë një formimi akademik më të zhvilluar, do të jenë më të përgatitur për tregun e punës.
UP-ja thotë se studentët të cilët e kryejnë praktikën do t’i krijojnë vetes mundësi për të eksploruar fusha të ndryshme të karrierës, të cilat ata mund t’i ndjekin pas përfundimit të studimeve.
E ky bashkëpunim, sipas rektorit të UP-së, Marjan Dema, është vazhdimësi e shtrirjes së bashkëpunimit të UP-së ndërmjet institucioneve publike dhe kompanive private.
“Sot jetojmë në epokën e informacionit dhe gazetaria është një shtyllë e rëndësishme në shoqëri, që unë besoj se sa ma gazetarë profesional të japim, aq më shumë i kontribuojmë kësaj shoqërie. Kjo marrëveshje është rezultat i punës së Departamentit të Gazetarisë, të cilët i falënderoj për përkushtimin”, theksoi rektori.
Ndërsa, kryetari i KPM-së, Mujë Ferati, tha se kjo marrëveshje do t’u mundësojë studentëve të gazetarisë që të informohen më shumë rreth funksionimit të mediave elektronike në Kosovë.
“Qëllimi i këtij memorandumi është që të përcaktohen modalitetet dhe të përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet KPM-së dhe Departamentit të Gazetarisë të UP-së”, tha ai.
Si komponentë tjetër e marrëveshjes do të jetë bashkëpunimi në realizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me edukimin medial, përfshirë organizimin e debateve, ligjëratave, trajnimeve dhe aktivitete tjera që ndërlidhen me fushën përkatës, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











