Lajme
Nënshkruhet marrëveshja protokollare për hapjen e pikës kufitare në Stançiq
“Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, ka thënë Demaj pas nënshkrimit të marrëveshjes. Ndërsa zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi, e vlerësoi këtë marrëveshje si diçka historike
Një ditë pasi albinfo.ch raportoi për vonesën e hapjes së pikës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë në Stançiq, dy vendet kanë nënshkruar sot protokollin për krijimin e pikës kufitare që do ta lidhë Anamoravën dhe Kosovën me Maqedoninë.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme pasi mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, ka thënë Demaj pas nënshkrimit të marrëveshjes. Ndërsa zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi, e vlerësoi këtë marrëveshje si diçka historike. Toqi shtoi se shpresojnë se në një afat shumë të shkurtër do ta finalizohet ky projekt por nuk ka dhënë afate konkrete.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











