Kosova
Nënshkruhet kontrata për energjinë elektrike në veri
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi të shtunën se kompania serbe, Elektrosever, ka nënshkruar kontratë komerciale për energjinë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS).
“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale mes KEDS-it dhe Elektroserverit. Ky është hap i rëndësishëm në implementimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE-ja dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në platformën X, përcjell albinfo.ch.
Udhërrëfyesi thoshte se Elektroserveri do të nënshkruante marrëveshjet e nevojshme brenda afatit që nga lëshimi i licencës, megjithatë ishte kritikuar se s’po e bën një gjë të tillë.
Marrëveshja për Energji parashihte që qytetarët në veri të Kosovës të paguajnë për rrymën e shpenzuar nga vjeshta e vitit 2022 – për herë të parë pas më shumë se dy dekadash.
Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











