E-Diaspora
Nëna nga Kosova që ia vranë djalin në Londër: Djali po shoqërohej me ‘njerëz të këqinj
Nëna e tij, Vera, ka thënë për mediat se ajo ka lajmëruar disa herë Policinë, se djali i saj po kërcënohet pasi që është shoqëruar me njerëzit e gabuar
Elton Gashaj, 15 vjeçar nga Kosova, u gjet të shtunën i therur me thikë në një zonë afër Londrës, ku më pas edhe gjeti vdekjen. Nëna e tij, thotë se viktima po shoqërohej me ‘njerëz të këqinj’.
Tashmë dy ditë mediat britanike po merren me hetimet që çuan deri në vdekjen e 15 vjeçarit, dersa kanë ardhë në përfundim së u bë një ‘luftë’ për drogë percjell Albinfo.ch.
Nëna e tij, Vera, ka thënë për mediat se ajo ka lajmëruar disa herë Policinë, se djali i saj po kërcënohet pasi që është shoqëruar me njerëzit e gabuar.
“I kam thënë policisë se djali im nuk ishte i sigurt. Dy apo tre herë ka qenë në grindje me disa djemë. Kishte thyer krahun, më tha se ra nga bicikleta, por ai u shoqëruar me njerëz jo të mirë, mua më thoshte se do të ndryshojë”, ka thënë nëna e tij.
Një grua tjetër e lagjës së viktimës, ka thënë se Eltoni ka qenë një djal shumë i sjellshëm, dhe se në shkollë ishte studenti më i mirë.
Lidhur me vrasjen e të ritur nga Kosova, dy djem janë duke u mbajtur në Polici, pasi që dyshohet se ishin ata që e theren Eltonin në parkun Salt Hill.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











