Lajme
Nëna me dy fëmijët hidhet në vdekje, në humnerën Creux-du-Van
Prokuroria publike ka nisur hetimet. Sipas gjetjeve fillestare, autoritetet supozojnë se gruaja është hedhur vetë në thellësi me djemtë e saj
Një grua 37-vjeçare ka rënë në humnerën Creux-du-Van (Neuchâtel) të dielën në mëngjes së bashku me dy djemtë e saj, dy dhe katër vjeç, transmeton albinfo.ch. Një alpinist ka lajmëruar policinë rreth orës 9:40, e cila ka publikuar njoftimin sot.
Katër patrulla kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe një helikopter Rega ka fluturuar atje, shkruan sda.ch. Siç ka thënë policia kantonale, ekipet shpëtimtare kanë gjetur me shpejtësi kufomat e gruas dhe dy djemve.
Prokuroria publike ka nisur hetimet. Sipas gjetjeve fillestare, autoritetet supozojnë se gruaja është hedhur vetë në thellësi me djemtë e saj.
Creux-de-Van është një “kazan” i thellë në Jura në Val de Travers, i rrethuar nga shkëmbinjtë vertikalë. Gryka në formë arene është rreth 1200 metra e gjerë dhe 500 metra e thellë, transmeton albinfo.ch. Gjatësia totale e mureve shkëmbore, të cilat bien vertikalisht rreth 160 metra, është katër kilometra.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












