Lajme

Nën hetim kryeministri britanik, u filmua pa rripin e sigurisë

Policia në Mbretërinë e Bashkuar po “heton” kryeministrin Rishi Sunak, pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit, ndërsa ishte pasagjer në një makinë.

Kryeministri ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një “gabim gjykimi” që hoqi rripin e sigurimit dhe se ishte duke filmuar një video në rrjetet sociale. Në videon që zgjat rreth një minutë, Sunak shihet duke iu drejtuar kamerës, ndërsa makina e tij shoqërohet me motoçikletat e policisë.

Sunak “pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe kërkon falje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i tij. Për mosvendosjen e rripit të sigurimit në Angli gjobitesh deri ne 500 paund./Euronews