Integrimi
Negociimi i Marrëveshjes për pensionet, një rifillim i mbarë në raportet Zvicër-Kosovë
"Me dhënien e mandatit nga Qeveria e Zvicrës - Entit Federal për Sigurime Shoqërore për nisjen e negociatave për marrëveshje ndërshtetërore me Kosovën tanimë është vendosur gurthemeli drejt ndërtimit të një ure lidhëse në mes të dy shteteve duke mbrojtur kështu shtetasit nga Kosova e Zvicra në rast të rreziqeve sociale"

Një ditë më parë u kumtua vendimi i autoriteteve zvicerane për fillimin e bisedimeve për marrëveshjen e re të sigurimeve shoqërore me Kosovën. Ky njoftim është pritur me një lehtësim në radhë të parë te personat e prekur, qytetarë të Kosovës por edhe te aktivistët, shqiptarë e zviceranë të cilët janë angazhuar me të madhe për lëvizjen e çështjes nga pika e ngrirë ku kishte qëndruar më shumë se 6 vite. Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i Sigurimeve Shoqërore në Zvicër, ka qenë ndër më të angazhuarit në këtë drejtim. Albinfo.ch ka zhvilluar me Ibrahimin një intervistë lidhur me këtë çështje aktuale.
Albinfo.ch: Më në fund u ndez drita jeshile për negocimin e marrëveshjes së re për sigurime mes Zvicrës dhe Kosovës. Cilat aktivitete të autoriteteve zvicerane dhe atyre kosovare po edhe palëve të treta të angazhuara, i kanë paraprirë këtij vendimi?
Ruzhdi Ibrahimi: Këtij vendimi i kanë paraprirë aktivitete të shumta, duke filluar nga letërkëmbimet, dërgimi i peticionit dy qeverive të Zvicrës dhe Kosovës, seminare përgatitore me anëtarët e komisionit për punë e mirëqenie social të Kosovës në Zvicër, takimi me homologët e tyre në Bernë si dhe takime të delegacionit me sindikalistë e politikanë në Kosovë me deputetë dhe akterë të tjerë. Rekomandimet e miratuara njëzëri nga Parlamenti i Kosovës me qëllim realizimin e parakushteve për nisjen e negociatave. Takime të shumta me njerëz të prekur dhe sensibilizimi i opinionit, aktivitete në rrafshin politik dhe takime me palën zvicerane me qëllim verifikimin e arritjes së parakushteve nga pala kosovare. Së fundi ishte projekt piloti për verifikimin e zbatueshmërisë së marrëveshjes në praktikë si dhe shumë takime e aktivitete tjera të cilat nuk mund të përfshihen këtu në tërësi.
Albinfo.ch: Sindikata Unia ka qenë që nga fillimi e përfshirë në përpjekjet për rinegociimin e një marrëveshjeje ose për vazhdimin e marrëveshjes ndërprerjen e së cilës ju e konsideroni të padrejtë. Çfarë mund të thoni rreth këtyre përpjekjeve?
R.Ibrahimi: Duke marrë parasysh mbrojtjen e interesave të anëtarëve sindikata është angazhuar për këtë çështje bile edhe para njoftimit për mosvazhdimin e marrëveshjes duke kërkuar nga autoritetet zvicerane në takime në Kosovë e në Zvicër për ndërmarrjen e hapave të domosdoshëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese. Pas njoftimit për mosvazhdimin e marrëveshjes Sindikata është angazhuar në rrafshin politik, duke ua dërguar peticionin të dy qeverive dhe me mocione të shumta në parlament si dhe në rrafshin teknik, duke informuar dhe ndihmuar palën kosovare për përmbushjen e parakushteve për marrëveshje të re. Falë këtij angazhimi të gjatë sindikal si dhe mbështetjes së përfaqësuesve politik nga spektri i majtë dhe i djathë politik në Zvicër mund të thuhet se janë krijuar edhe parakushtet për përfundimin e një pabarazie të plotë në rrafshin e Sigurisë Shoqërore për shtetasit nga Kosova.
Albinfo.ch: Si e shihni ju tash situatën: A është punuar ndonjë gjë pozitivisht ndërkohë në Kosovë (nga institucionet e atjeshme) që e ka bindur Zvicrën për t`i filluar negociatat?
R.Ibrahimi: Natyrisht se parakushtet për nisjen e negociatave me pilotprojektin për zbatimin e marrëveshjes në praktikë janë përmbushur por duhet cekur se negociatat për marrëveshje të re janë një sfidë e re për Kosovën dhe kërkojnë një qasje, përkushtim dhe përgatitje serioze për të arritur marrëveshje në rrafshin e Sigurimeve Shoqërore me Zvicrën. Edhe përmbushja e kushteve është një proces dhe kërkon qasje serioze edhe në zbatimin e sj në praktikë ku janë të përfshirë shumë akterë e që realizohet përmes zyrave ndërlidhëse të dy vendeve.
Me dhënien e mandatit nga Qeveria e Zvicrës – Entit Federal për Sigurime Shoqërore për nisjen e negociatave për marrëveshje ndërshtetërore me Kosovën tanimë është vendosur gurthemeli drejt ndërtimit të një ure lidhëse në mes të dy shteteve duke mbrojtur kështu shtetasit nga Kosova e Zvicra në rast të rreziqeve sociale.
Albinfo.ch: Çfarë do të ndodhë me ata që deri tash (dhe sipas të gjitha gjasave edhe 2-3 vitet në vijim) nuk i kanë marrë pensionet e tyre në Kosovë? A mendoni se do t`i marrin mbase ato në mënyrë retroaktive?
R.Ibrahimi: Unë mendoj se është e domosdoshme që në takimin e parë të arrihet një marrëveshje kalimtare që do të marrë parasysh edhe rastet aktuale, deri sa të hyjë në fuqi marrëveshja e re. Vazhdimi i zbatimit të marrëveshjes së shfuqizuar deri sa të hyjë në fuqi marrëveshja e re do të ishte e rrugës pasi që edhe shtetet fqinje të Kosovës vazhdojnë të zbatojnë marrëveshjen e vjetër edhe pse janë arritur marrëveshje të reja por në mungesë të ratifikimit nga shtetet përkatëse nuk janë akoma në fuqi.
Kohëzgjatja e negociatave nuk mund të parashihet, ngase ajo varet nga shumë faktorë tjerë por kohëzgjatja prej 2-3 viteve ka të bëjë me ratifikimin nga dy parlamentet pasi që të arrihet marrëveshja në fjalë. Marrëveshjet në rrafshin e Sigurisë Shoqërore nënkuptojnë koordinimin e sistemeve të dy vendeve dhe përcakton të drejtat dhe detyrimeve. Zbatimi i marrëveshjes në praktikë nënkupton domosdoshmërisht involvimin e disa akterëve në Kosovë dhe kërkon kapacitete të pavarura nga politika.
Albinfo.ch: A mund të jepni ndonjë vlerësim mbi numrin e njerëzve të prekur nga mosfunksionimi i marrëveshjes për sigurimet sociale?
R.Ibrahimi: Të prekur nga marrëveshja mbi Sigurinë Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës janë të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët banojnë në Zvicër dhe kryejnë një veprimtari ekonomike në Zvicër ashtu si edhe të gjithë shtetasit e Zvicrës të cilët banojnë në Kosovë dhe kryejnë atje një veprimtari ekonomike në Kosovë. Nga rreziku social si invaliditetit mund të preket çdo shtetas nga Kosova apo nga Zvicra. Përpjekjet për të minimizuar numrin e të prekurve mund të jenë vetëm arsye për të minimizuar rëndësinë dhe rolin e Sigurisë shoqërore.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor