Kosova
Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë përfunduan pa sukses
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel kanë përfunduar pa sukses, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar propozimin kompromisin e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
“Ne patëm bisedime dhe mendoj se ato përfunduan pa sukses në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të gjithë kemi propozimet tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian. Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi ka përfunduar”, ka thënë Vuçiq.
Sipas presidentit serb, gjatë bisedimeve ka pasur kryesisht situata të pakëndshme.
“Është logjike që të gjithë po luftojnë për të vetën. Është e qartë se Kurti po i shmanget formimit të një bashkësie të komunave serbe”, shtoi Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i sigurt se do të arrihet marrëveshja me Kosovën.
Vuçiqi, mes tjerash ka thënë se duhet të vazhdojë dialogu, raporton Klankosova.tv.
“Nuk besoj që kjo është fundi i botës, jam i sigurt qe do të vije marrëveshja, është diçka që duhet me ndodhë, jam i sigurt që duhet të vazhdojmë të dialogojmë”, u shpreh Vuçiqi para gazetarëve, pas përfundimit të takimit trepalësh në Bruksel.
Presidenti serb theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur që ta pranojë propozimin e BE-së.
“Kurti nuk ka dashur të pranojë propozimin kompromis të BE-së dhe takimi ka përfunduar”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













