Bota
Franca, drejt heqjes së bllokadës ndaj Shqipërisë
Sinjale pozitive vijnë nga Franca sa u përket negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Qeveria franceze tha se do të mbështesë një draft-reformë për mënyrën se si Brukseli do të menaxhojë negociatat me shtetet kandidate, potencialisht duke i hapur rrugën çeljes së bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin.
Sipas asaj që raporton media ndërkombëtare “Politico”, ministrja franceze për BE-në, Amelie de Montchalin, kërkon që reforma të adoptohet përpara se të jepet drita jeshile për të dyja vendet muajin e ardhshëm. “Në bazë të situatës që do të raportojë Komisioni Europian në mars, ne duhet të sigurohemi që kushtet janë përmbushur”, citohet të thotë De Montchalin.
Plani i ri për metodologjinë e zgjerimit do të prezantohet të mërkurën në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ministrja franceze tha se ka pasur një bisedë shumë konstruktive me zyrtarin e Brukselit, por kërkoi që procesi i integrimit të jetë i kthyeshëm. Ndërsa saktësoi se drita jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të varet vetëm nga plani reformues. De Montchalin theksoi se vendimi i Francës do të ndikohet edh nga progresi në të dyja vendet dhe reformat e zbatuara.
Sa i përket çështjes së negociatave, “Financial Times” publikoi një shkrim, në të cilin theksohet se plani i ri i BE-së për zgjerimin do të përfshijë investime dhe integrim të afërt me politikat, tregjet dhe programet e Bashkimit Europian. Gjithashtu media ndërkombëtare thekson se reforma e re e Brukselit shton shanset për një dritë jeshile për negociatat me Tiranën dhe Shkupin.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











