Lajme
Në Zvicër shënohet një rritje e vogël e numrit të të infektuarve
Numri 228 tregon për një rritje të vogël të shifrës së infeksioneve të reja në krahasim me dje dhe pardje
Gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë infektuar 228 njerëz me virusin e koronës. Kjo shifër tregon për një rritje të vogël të numrit të infeksioneve të reja në krahasim me dje dhe pardje, shkruan srf.ch.
Të kujtojmë, shifra më e ulët e infektimeve qe raportuar të martën, me vetëm 119 sosh, transmeton albinfo.ch. Por, megjithatë, krahasuar me numrat e raportuar javëve të kaluara, kur numri arrinte deri në rreth 1.000, trendi tregon qartë drejtimin e rënies.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), të enjten ka pasur gjithsej 28,496 raste të infektuarish, të konfirmuara nga laboratori. Numri i të vdekurve pasditen e së enjtes ishte 1268, ose 51 vdekje të reja brenda 24 orëve të fundit.
Por, sipas worldometers.info, deri më tani në Zvicër nga koronavirusi kanë vdekur 1538 persona ndërsa nga dje deri më sot, kjo plaztformë numron 29 raste të reja të vdekjes, përcjell albinfo.ch. Po sipas wordometers.info, deri më tani në Zvocër, nga Covid 19 janë shëruar 19.900 persona.
Nga 1216 pacientë të vdekur me të dhëna të plota mjekësore, sipas BAG, 97 për qind vuanin nga të paktën një sëmundje e mëparshme. Tri sëmundjet më të shpeshta ishin presioni i lartë i gjakut, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













