Lajme
Në Zvicër, “mbledhje krize”, diskutohet mbyllja e shkollave
Debat nëse shkollat do të mbyllen në kantonin Ticino dhe më gjerë në Zvicër
Autoritetet e shkollës në kantonin jugor zviceran të Ticino sot do të takohen për të debatuar nëse shkollat në gjithë kantonin dhe më gjerë duhet të mbyllen, transmeton albinfo.ch.
Ticino ka qenë kantoni me ndikim më të madh në Zvicër me koronavirus, me gati 100 nga afro 500 raste të vendit si në mëngjesin e së mërkurës.
Në kanton ka pasur edhe një vdekje, një burrë 80-vjeçar ndërroi jetë të martën e kaluar.
Doktor Andreas Cerny, drejtor i Epatocentro Ticino, i tha Aargauer Zeitung se shkollat duhet të mbyllen – dhe se çdo kurs tjetër i veprimit do të ishte i papërgjegjshëm.
Disa prindër kanë mbështetur mbylljen e shkollës, por të tjerë kanë thënë se kjo do të krijonte probleme në lidhje me kujdesin e fëmijëve dhe punën.
Nga ana tjetër, politikanët zviceranë janë angazhuar në një debat të ashpër nëse do të mbyllin kufirin midis Ticino dhe Italisë, siç kanë bërë Austria dhe Sllovenia.
Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, u zotua se kufiri nuk do të mbyllej, kryesisht për shkak të afro 4,000 punonjësve shëndetësorë që e kalojnë atë çdo ditë nga Italia për të punuar në Zvicër.
Politikanët nga Partia Zvicerane e krahut të djathtë thanë të mërkurën në mëngjes se mbyllja e kufirit ishte e domosdoshme.
Përfaqësues nga parlamenti i Ticinos gjithashtu kanë kërkuar që kufiri të mbyllet. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











