Lajme
Në Zvicër, katër nga dhjetë persona kanë prejardhje migrante

Zvicra po përjeton një transformim të thellë shoqëror si pasojë e migracionit të vazhdueshëm, duke pasur një nga përqindjet më të larta të popullsisë me rrënjë të huaja në botë. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (FSO), rreth 2.5 milionë persona në vend nuk kanë shtetësi zvicerane, ndërsa numri i atyre me origjinë të huaj është edhe më i madh, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Midis viteve 2014 dhe 2023, 1.8 milionë persona kanë emigruar në Zvicër, dhe pavarësisht se disa janë larguar pas disa vitesh, imigracioni neto ka arritur në mbi një milion banorë të rinj. Migracioni në Zvicër është një fenomen historik, i ndarë në tri valë kryesore: industrializimi deri në Luftën e Parë Botërore, rimëkëmbja ekonomike në vitet 1960 dhe era e lëvizjes së lirë brenda BE-së dhe globalizimit që nga vitet 2000.
Në fund të vitit 2023, rreth tre milionë persona mbi 15 vjeç – ose katër nga dhjetë zviceranë – kishin një sfond migrues. Një e treta e tyre janë migrantë të gjeneratës së parë, të lindur jashtë vendit, duke e bërë Zvicrën një nga vendet me përqindjen më të lartë të kësaj kategorie në botë. Një tjetër 600,000 janë brezi i dytë, të lindur në Zvicër me prindër të huaj.
Megjithatë, 27% e popullsisë së përhershme të Zvicrës nuk ka pasaportë zvicerane, pasi natyralizimi është i kufizuar dhe jo i njëjtë për të gjitha grupet migrante. Shumica e emigrantëve janë të moshës 20-45 vjeç, me përbërje të barabartë gjinore, transmeton albinfo.ch.
Shtetasit e vendeve të BE-së dhe EFTA-s përbëjnë shumicën e emigrantëve, rreth 54% në vitin 2023, ndërsa refugjatët dhe kërkuesit e azilit përbëjnë një pakicë relativisht të vogël prej 7% dhe 5% respektivisht.
Puna mbetet motivi kryesor i migracionit, me më shumë se gjysmën e emigrantëve të vitit 2024 që kanë ardhur për arsye pune, kryesisht nga BE/EFTA. Ribashkimi familjar përbën një të katërtën e të ardhurve, ndërsa një pjesë e vogël janë refugjatë me leje qëndrimi.
Në aspektin e arsimit, emigrantët kanë profile të ndryshme: disa me nivele shumë të larta, sidomos nga vendet e zhvilluara jashtë Evropës si Koreja e Jugut dhe SHBA, ndërsa të tjerë me arsim të ulët. Niveli i arsimit të lartë mes emigrantëve është rritur gradualisht gjatë dekadave të fundit, transmeton albinfo.ch.
Sektoret kryesore ku punojnë emigrantët janë industria dhe shërbimet shëndetësore dhe sociale, që përbëjnë gati 30% të fuqisë punëtore të huaj. Në sektorë si hoteleri, ushqim dhe ndërtim, emigrantët përbëjnë një pjesë shumë të madhe të stafit aktiv, deri në 50%.
Nga ana tjetër, punësimi në shërbimin civil dhe bujqësi mbetet kryesisht në duart e zviceranëve. Për më tepër, në ekonominë zvicerane janë të përfshirë edhe rreth 400,000 punëtorë ndërkufitarë që nuk përfshihen në statistikat e popullsisë së përhershme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor