Lajme
Deri sot në Zvicër kanë vdekur 17 të vaksinuar plotësisht: Si shpjegohet kjo?
16 nga 17 personat e infektuar me korona që kanë vdekur, pavarësisht vaksinimit të tyre të plotë, janë njerëz të moshës 80 e më shumë vjeçare
Në Zvicër, ashtu si dhe në shumë vende të tjera, kemi prej kohësh një ulje të madhe të numrit të infeksioneve të reja me kovid dhe të të vdekurve nga pasoja e tij.
Por, megjithatë ende regjistrohen raste, ndonëse dukshëm më të rralla, të vdekjes në lidhje me koronavirusin. Për të kuptuar se si shpjegohet kjo dhe nga cilat kategori ka më shumë vdekje, gazeta Blick ka pyetur Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG).
BAG ka mbledhur të gjitha informacionet mbi statusin e vaksinimit që nga 27 janari. Në 719 raste të vdekjeve të ndodhura gjatë kësaj kohe, dihet nëse njerëzit ishin vaksinuar apo jo. Në 702 nga këto raste (97.6 për qind) njerëzit nuk ishin të vaksinuar ose ishin, por vetëm pjesërisht.
Sipas BAG, nga numri i përmendur, në 17 raste kishin vdekur personat që tashmë kishin marrë të dy dozat e vaksinës, transmeton albinfo.ch. Kjo është 2.4 për qind nga të gjitha rastet e vdekjes në periudhën për të cilën bëhet fjalë.
Për 208 vdekjet tjera që janë raportuar në BAG që nga 27 janari, është e paqartë nëse personat në fjalë ishin vaksinuar apo jo.
Sipas BAG, 16 nga 17 personat e infektuar me korona që kanë vdekur pavarësisht vaksinimit të tyre të plotë, janë njerëz të moshës 80 e më shumë vjeçare. Ndërsa në një rast kemi të bëjmë me një person të moshës midis 50 dhe 59 vjeç.
Zëdhënësi i BAG, Yann Hulmann, nuk është i befasuar me këtë. “Asnjë vaksinë nuk është 100 për qind e efektshme”, thotë ai. “Mund të supozohet se rastet e infeksionit mund të ndodhin edhe tek njerëz plotësisht të vaksinuar”.
Për vaksinat e aprovuara në Zvicër nga Biontech / Pfizer dhe Moderna, efektiviteti është përkatësisht 95 për qind dhe 94 për qind.
Përgjigjja imune ndaj vaksinimit të koronës është më e dobët tek njerëzit e moshuar dhe njerëzit me sëmundje autoimune ose presion imun ndaj ilaçeve, tregojnë studimet, transmeton albinfo.ch. “Efektiviteti i vaksinës mund të ulet me kalimin e moshës”, thotë zëdhënësi i BAG.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












