Shkurt.ch
Në Zvicër kanë migruar dukshëm më pak të huaj
Është regjistruar një numër për 4.8 për qind më i vogël ose 101'300 sish gjithsej, se në periudhën e njëjtë të një viti më parë
Në Zvicër, në periudhën nga fillimi i vitit e deri tash (1 janar-30 shtator 2017) kanë migruar më pak të huaj se më parë. Saktësisht, është regjistruar një numër për 4.8 për qind më i vogël (ose 101’300 sish gjithsej), se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).
Nga ana tjetër, emigrimi (lëshimi i Zvicrës) ka shënuar një rritje prej 3 për qind. Shuma “neto” që del nga imigrimi dhe emigrimi, nga janari deri në shtator të këtij viti ka qenë plus 36.800 të huaj, të ardhur rishtas, që është 17 për qind më pak se në vitin e kaluar, shkruan albinfo.ch.
Kështu, në fund të shtatorit në Zvicër jeton 2.000.000 (dy milionë) shtetas të huaj. 1.400.000 prej tyre janë shtetas të vendeve të BE/EFTA dhe 645 mijë të tjerë nga vendet e treta.
Po ashtu gjatë nëntë muajve të këtij viti ka pasur më pak të huaj që kanë ardhur këtu në kuadër të bashkimit familjar. Gjithsej të tillë kanë qenë 31.700 persona nga shtetet BE/EFTA, ose 7.1% më pak se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. 20 për qind të tyre janë pjesëtarë të familjes të një zvicerani ose zviceraneje.
Gjatë periudhës së përmendur, 65.100 persona e kanë fituar lejen e përhershme të qëndrimit në Zvicër (Vizën C). Rreth 29.800 e kanë fituar pasaportën zvi cerane, që është dy për qind më shumë se në 9 muajt e vitit 2016, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, numri i atyre që kanë marrë pasaportën në mënyrë të lehtësuar është rritur për 5.4%.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010














