Shkurt.ch
Në Zvicër jetojnë 1 milion e 975000 të huaj
Në fund të muajit qershor në Zvicër kanë jetuar 1 milion e 974907 të huaj gjegjësisht qytetarë pa pasaportë zvicerane. 68 për qind e tyre vijnë nga shtetet e BE-28 dhe EFTA
Sipas një njoftimi të publikuar nga Sekretariati Federal për Migracion (SEM), nga janari deri në fund të qershorit 2015 migrimi i të huajve në Zvicër është rritur për 2.2 për qind. Ose ndryshe: gjatë këtyre gjashtë muajve popullatës së përhershme të Zvicrës i janë shtuar 72308 të huaj dhe nga ana tjetër i janë larguar 33646 persona, transmeton albinfo.ch. “Saldoja” e gjithë kësaj lëvizjeje shkon në favor të atyre që kanë ardhur, gjegjësisht numri i pastër i rritjes së popullatës përmes migracionit është 35.152 sish.
Nga janari deri në qershor 2015 në Zvicër kanë migruar për të punuar gjithsej 76093 shtetas të BE-28/EFTA. Ky numër përfshin edhe personat me leje qëndrimi të shkurtër. Këto shifra dëshmojnë se migrimi i të huajve nga vendet e përmendura me qëllim pune gjatë periudhës në fjalë ka qenë konstant gjegjësisht për 0.6 më i vogël se në periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Gjatë periudhës në përpunim në Zvicër kanë ardhur 21551 të huaj në kuadrin e bashkimit familjar. Afër 20 për qind e tyre kanë ardhur për t`iu bashkuar si pjesëtar familjeje një zvicerani ose një zviceraneje.
Viti i kontingjenteve 2015/2016 për Rumaninë dhe Bullgarinë ka filluar
Më 1 qershor 2015 për shtetasit e Bullgarisë dhe Rumanisë (BE-2) ka filluar viti i fundit i kontingjentit, përcjell albinfo.ch njoftimin e SEM. Për ta, deri më 31 maj 2016 janë në fuqi kufizimet kalimtare si përparësia që kanë vendësit, kontrolli i tregut të punës si dhe kontingjentet. Kështu, për vitin kontingjental 2015-2016 në dispozicion janë gjithsej 1207 leje qëndrimi B dhe 11.664 leje afatshkurtra L, përfundon njoftimi nga SEM.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











