Lajme
Në Zvicër do të ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare
Më 29 maj, është arritur marrëveshja që në Zvicër te ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare me emrin: «Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër“
Pjesë e drekës së organizuar për arritjen e kësaj marrëveshje në Basel, ishin Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Qamil Isufi, dhe nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha.
Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, i cili tha se kjo ngjarje i dedikohet bashkimi të dy organizatave në një të vetme, dhe shpresojmë se me punë dhe një organizim të mirëfilltë , sukseset do të jenë pjesë e funksionimit tonë, u shpreh ai.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje po e konsideron shumë të rëndësishme edhe Qamil Isufi..
Ai ka thënë se pas vendimit për bashkimin e rrjeteve ndikon jashtëzakonisht shumë në qasjen pozitive dhe të unifikimit të bizneseve shqiptare në Zvicër.
Edhe nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha tha të jetë i i lumtur që tash ky organizëm i bizneseve shqiptare në Zvicër në gjirin e vet do të ketë një numër më të madh biznesesh, dhe do të mbretëroj atmosferë edhe më pozitive drejt arritjes së objektivave të tyre.
Bordi Drejtues i RRBDSHZ deri në kuvendin e ardhshëm zgjedhor, që duhet te mbahet më së largu deri në janar 2024, do të përbëhet Fehmi Fetahi, President i Bordit, Qamil Isufi, kryetar, dhe nënkryetari Rexhep Berisha.
Bordi obligohet që deri në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor të mbaj takime me afaristët shqiptarë në të gjitha kantonet e Zvicrës me qëllim informimi dhe përfshirjes e sa më shumë bizneseve në Rrjet, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga ky takim.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












