Jeta në Zvicër
Në Zvicër bllokojnë tualetet me kartëmonedha prej 500 euro!
Në tri restorante dhe në një bankë në Gjenevë është raportuar se janë bllokuar tualetet e tyre me monedha prej 500 euro, të cilat ishin të prera. Policia ka filluar hetimet
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Dikush ka bllokuar tualetet e restoranteve në Gjenevë me kartëmonedha prej 500 euro të prera, shkruajnë mediat zvicerane, por edhe ato ndërkombëtare, që kanë mbetura të habitura me këtë ngjarje.
Siç raportojnë mediat, tualetet janë bllokuar në tri restorante, si dhe në një bankë, përcjell albinfo.ch.
Një nga tualetet në piceri ishte e tejmbushur me monedha prej 500, derisa autoritet kanë filluar hetimet me këtë ngjarje, aspak të zakonshme.
Në lidhje me këtë rast ka pasur raportime të ndryshme, derisa mësohet se dy persona janë ndaluar, kurse shuma e ‘çuar dëm’ është 100 mijë euro.
Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se fillimisht do të hetojnë nëse paratë lidhen me ndonjë aktivitet kriminal, derisa shkatërrimi i kartëmonedhave nuk përbën shkelje të ligjit.
Sipas “Tribune de Geneva”, të arrestuarat janë dy gra spanjolle, të cilat kishin fshehur paratë në një vend të sigurt, derisa ende nuk dihet motivi, pse kanë hedhur paratë në tualet.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













