Kosova
Në xhipin e Radojçiqit policia e Kosovës gjeti edhe targa false të KFOR-it
Gjatë operacionit të saj në Banjskë të Zveçanit, policia e Kosovës ka sekuestruar një xhip të tipit “Mercedes G-Class”, përcjell albinfo.ch.
Referuar informatave të policisë, i njëjti i takon kriminelit serb, Milan Radojiçiq, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në sulmin terrorist të së dielës në veri.
Thuhet se në xhipin e Radojiçiqit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it.
Ky i fundit dyshohet se është në mesin e terroristëve të plagosur gjatë sulmit në veri të Kosovës dhe se aktualisht ndodhet në spital.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar dje se në një nga veturat e grupit terrorist janë gjetur edhe dokumente që dëshmojnë përfshirjen direkte të kriminelit serb, Milan Radojiçiq, në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri. Ai ka prezantuar një dokument, sipas të cilit Milan Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017.
“Në këto materiale kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit Millan Radoiçiq që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetar i Listës Serbe që është e bashkërenduar me Aleksandar Vuçiqin”, tha ministri Sveçla gjatë prezantimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












