Feja
Në xhaminë shqiptare shitet libri që arsyeton vrasjen e kritikëve të Muhamedit
Në Seebach të Cyrihut, në një xhami shqiptare ofrohej për shitje një libër për "njohuritë themelore islamike", dedikuar grave. Në këtë libër, "Ilmihal për gratë", veç tjerash kërkohet edhe vrasja e kritikëve të fesë
Në xhaminë shqiptare në Seebach të Cyrihut, krahas faljeve ofrohen edhe libra dhe gjësende tjera për t`u blerë, gjegjësisht një dyqan në internet. Oferta e Islamshop-it është e larmishme. Vaj flokësh, shampo, DVD, por edhe shumë libra.
Ai që dallohet në këtë ofertë, siç shkruan “Tages Anzeiger” është një libër që kërkon vrasje të kritikëve të profetit të islamizmit, Muhamedit dhe bën thirrje për dënimin e gruas.
Titulli dhe pamja e librit duken fare neutrale. “Ilmihal për gratë”, gjegjësisht një libër ka për qëllim të përcjellë “njohuritë themelore islame”.
Por, ajo që është shqetësuese këtu është përmbajtja skandaloze e librit. “Kushdo që fyen Profetin Muhamed, fyen ose kritikon fenë e tij në çfarëdo mënyre, duhet të vritet” mund të lexohet veç tjerash në këtë libër, transmeton albinfo.ch. Këtu pra kemi të bëjmë me thirrjen për vrasje.
Libri “Ilmihal për Gratë” përshkruan gjithashtu mënyrën e sjelljes në raport me gratë. “Burri ka të drejtë ndëshkimi nëse gruaja, në kundërshtim me dëshirat e burrit të saj, fton burra të huaj në shtëpi, përfshihet me burra të huaj, shpërdoron pasurinë e përbashkët me burra të huaj dhe neglizhon detyrat e saj fetare.”
Në këto raste, lejohen goditjet e lehta. Por, koka, fytyra ose gjoksi nuk guxojnë të goditen. Po ashtu, nga ky ndëshkim nuk bën të rezultojnë dëmtime të rrezikshme për jetën, përcjell albinfo.ch. “Asnjë shenjë ose gjurmë nuk duhet të shfaqet në trup si rezultat i rrahjes”, thotë libri më tutje.
Në fund të fundit, fjala është “vetëm për ushtrim të presionit psikologjik mbi gruan” në mënyrë që të drejtohet sjellja e gruas drejt së mirës.
Përgjegjësi i Islamshop-it, B.K. (emër i shifruar) i pyetur nga “Tages Anzeiger” thotë se nuk dinte asgjë për librin dhe përmbajtjen e tij. Duke pasur parasysh numrin e madh të produkteve që shiten aty, ai nuk mund të dinte gjithçka, është arsyetzuar ai.
Sidoqoftë, libri nuk mund të blihet më në këtë dyqan. Ai ndërkohë është hequr nga faqja e internetit.
Vetë xhamia është regjistruar si “Fonadacion për Rininë Islame”. Fondacioni thotë se qëllimi i tij është të promovojë nevojat fetare të myslimanëve në Zvicër, trasnmeton albinfo.ch. Përveç xhamisë dhe tregtisë në internet, fondacioni është gjithashtu aktiv në ndihma humanitare dhe mbledh donacione.
Autoriteti Mbikëqyrës i fondacionit planifikon të paraqesë një ankesë penale
Autoriteti mbikëqyrës prej kohësh kishte dyshime nëse kapitali themeltar prej 50,000 franga fillimisht ishte përdorur në përputhje me qëllimin e tij. Në maj të vitit 2019, Autoriteti Mbikëqyrës i Fondacionit Federal kishte shkruar: “Për momentin, mund të supozohet se fondacioni do të duhet të likuidohet. Nëse është e nevojshme, duhet të shqyrtohen edhe përgjegjësitë civile dhe / ose penale të organeve të fondacionit gjithashtu (…) “.
Autoriteti mbikëqyrës kishte caktuar një administrator dhe B. K., si President i Bordit të Administrimit, hiqet nga regjistri tregtar, përcjell albinfo.ch. Por kjo nuk solli ndonjë dobi. Edhe administruesi i besuar nuk arriti të merrte pasqyrën e qartë të situatës financiare.
Në shkurt ai u dorëzua, “nga zemërimi”, siç thuhet në gazetë. Autoriteti mbikëqyrës i fondacionit tani dëshiron të ushtrojë një ankesë penale për mosbindje ndaj urdhrave zyrtarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












