Lajme
Në vitin tjetër lëshohet Burgu i Dyzit
Ky burg i sigurisë së Lartë është i destinuar kryesisht për zyrtarë me ndikim që shkelin ligjin. Në opinion quhet si “burgu i kravatave”
Në vitin 2013 do të lëshohet në dispozicion Burgu i Sigurisë së Lartë i cili po ndërtohet në malësinë e Gollakut, respektivisht në fshatin Dyz të Podujevës. Ky burg, i apostrofuar në opinion, si “burgu u kravatave”, kryesisht është i destinuar për zyrtarë me ndikim që shkelin ligji, pa përjashtuar deputetët, ministrat e ish-komandantë e luftës.
Siç ka raportuar gazeta e përditshme e Prishtinës “Koha Ditore” rreth 20 zyrtarë të lartë shterpor janë nën hetime, ndërsa shumica prej tyre mund të shkojnë në burgun e sigurisë së lartë. Drejtori i Burgut, Naim Maloku, ka thënë se në mot burgu me kapacitet 102 qeli do të jetë gati.
Ku burg, sipas zyrtarëve, është i ndërtuar sipas modeleve evropiane, ndërsa ka gjithsej 102 dhoma burgu, me televizor e tualet brenda. Kurse jashtë burgut do të ketë edhe qendra rekreative, fusha futbolli e basketbolli, ndërsa siguria është e nivelit shumë të lartë.
Punimet në burgun e Dyzit, siç ka thënë drejtori i këtij institucioni korrektues, Naim Maloku po shkon sipas parashikimeve. Maloku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që në institucionin që drejton të shkojnë edhe kolegë të tij deputetë, zëvendëskryeministra, ministra, e kryetarë komunash e politikanë profilesh të ndryshme.
Në Kosovë, ndërkaq janë edhe dy qendra të mëdha korrektuese. Është qendra në Dubravë të Istogut ku janë duke vuajtur dënimin mbi 1000 të burgosur, dhe qendra korrektuese në Lypjan, në të cilin vuajnë dënimit vetëm gratë dhe të miturit. Në këto dy qendra janë kryesisht të burgosurit me vendim të prerë të gjykatës.
Ndërsa janë edhe disa qendra të tjera të paraburgimit, ajo në Gjilan, në Prishtinë dhe në Prizren.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












