Uncategorized
Në vitin 2020, Zvicrës do t’i mungojnë 2.000 mjekë familjeje
Vazhdimësia e mjekëve të familjes nuk është e sigurt. Zvicrës do t’i mungojnë afro 2.000 mjekë të përgjithshëm në këto katër vjetët e ardhshëm dhe më shumë se 4.000 mjekë deri në vitin 2025. Për të trajtuar këtë mungesë, aftësitë e asistentëve dhe infermierëve në veçanti do të duhet të përforcohen.
“Dekadën e ardhshme, më shumë se 60% e mjekëve familjarë që praktikojnë sot do të pushojnë veprimtarinë e tyre”, paralajmëroi Shoqata Mjekët e Familjes dhe Fëmijës (MEF) të enjten në një deklaratë.
Rreth gjysma e mjekëve të familjes duan ose kanë nevojë të vazhdojnë të punojnë deri në moshën 70-vjeçare mesatarisht. Rezultati, mjekët e përgjithshëm “përbëjnë një kolektiv tepër të moshuar, për të cilët një vazhdimësi për të rinjtë nuk është e siguruar”.
Tashmë mungojnë afro 2000 mjekë të familjes që punojnë me kohë të plotë për të arritur kujdesin mjekësor të rekomanduar për 1.000 persona. Për të mbushur këtë boshllëk, më shumë se 4.000 mjekë të rinj të familjes me kohë të plotë do të jenë të nevojshme gjatë dekadës së ardhshme. Në afat të gjatë, Zvicra duhet të formojë më shumë mjekë, sipas komunikatës së presidentit të Shoqatës, Marc Müller, përcjell albinfo.ch.
Një opinion i ndarë edhe nga Shoqata Mjekësore zvicerane. FMH (Swiss Medical Association) ka gjykuar të domosdoshme rritjen e numrit të vendeve të studimit.
Nëse sot kujdesi mjekësor i popullsisë mund të jetë i garantuar në sajë të personelit të huaj, duhet të marrim parasysh progresin demografik, mjekësor dhe teknik si dhe rritjen e numrit të sëmundjeve kronike. Ne duhet të sigurojmë në afat të gjatë funksionimin e sistemit shëndetësor, theksoi FMH.
100 milionë më shumë për trajnim
Këshilli Federal është i gatshëm të investojë 100 milionë franga në krijimin e 200 deri në 250 vendeve të tjera të studimit në mjekësi. Vendimi përshëndetet nga trupi shëndetësor.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










