Lajme
Në vitin 2015, 324 milionë euro investime të huaja
Kryeministri Isa Mustafa tha se vitin e kaluar ka pasur rreth 324 milionë euro investime të huaja direkte, që është një rritje dy herë më e madhe sesa një vit më parë
Gjatë vitit 2015 kompanitë e huaja në Kosovë investuan 324 milionë euro e që tregon për një rritje dy herë më e madhe sesa një vit më parë. Kështu të paktën ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
“Vitin e kaluar kemi arritur të absorbojmë rreth 324 milionë euro investime të huaja direkte, që është një rritje dy herë më e madhe sesa një vit më parë. Po ashtu kemi një rritje edhe të kompanive me pronarë investitorë të jashtëm”, ka thënë kryeministri Mustafa, duke shtuar se statistikat tregojnë se edhe në periudhën janar-qershor të këtij viti ka një rritje prej 36 për qind të kompanive me pronarë të huaj, shkruan “Zëri”.
“Veçmas na gëzon neve fakti se kemi një shtim prej 31 për qind të bizneseve, ku pronarët janë gratë, që është një faktor tepër i rëndësishëm i politikave dhe i synimeve tona ekonomike në mënyrë që të kemi një numër më të shtuar të grave në menaxhimin e bizneseve dhe në jetën ekonomike”, ka thënë ai.
Sipas tij, kundërshtimet e opozitës për dy marrëveshjet, atë për Demarkacionin me Malin e Zi dhe atë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, nuk kanë ndikuar në ngecjen e zhvillimit ekonomik në vend.
Mustafa ka thënë se Qeveria, që ai e drejton gjatë këtyre dy vjetëve të qeverisjes, është përballur me shumë vështirësi për shkak të këtyre kundërshtimeve nga spektri opozitar.
“Kemi arritur po ashtu një agjendë të qëndrueshme që të krijojmë kushte dhe norma për bizneset, që të krijojmë një zhvillim ekonomik me të cilin ne mund të mburremi, por i cili duhet të vazhdojë më tej. Po ashtu, ne presim që të kemi një rritje ekonomike për vitin e kaluar prej rreth 4 për qind, që është rritja më e lartë në regjion”, tha kryeministri Mustafa.
Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se të gjitha statistikat dhe institucionet kredibile konfirmojnë se gjatë këtij mandati ka pasur përmirësim të konsiderueshëm të ambientit të biznesit. Sipas saj, ka pasur përmirësim të shtatë indikatorëve në eliminimin e burokracisë, ulje të taksave dhe procedura tjera të marrjeve të lejeve dhe të licencave.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












