Lajme
Në veri EULEX-i kontrollon doganat dhe policinë?

Pas 16 shtatorit në pikat kufitare 1 dhe 31, qytetarët serbë të Kosovës ose të Serbisë nuk do të kontrollohen nga doganierët kosovarë.
Në pikat kufitare madje nuk do të ketë prezencë as të Policisë së Kosovës, shkruan Koha Ditore. Sipas kësaj gazete në Bërnjak e në Jarinjë më 16 shtator do të vendosen policët dhe doganierët e EULEX-it.
Ata do të kenë komandantë të policisë, përkatësisht të Doganave të Kosovës. Kështu janë marrë vesh Qeveria e Kosovës, KFOR-i, EULEX-i, Zyra e BE-së në Prishtinë dhe ambasadat e Quintit (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë e Itali).
Draft-marrëveshja është hartuar dhe u është shpërndarë të hënën për shqyrtimin e fundit të gjitha mekanizmave të përfshirë në të. Marrëveshja të zyrtarizohet pas një takimi të përbashkët të kryeministrit Thaçi me shefin e EULEX-it, komandantin e KFOR-it dhe zyrtarët e tjerë ndërkombëtarë.
Sipas burimeve të gazetës, mekanizmat e përfshirë do të mbajnë përgjegjësi edhe për zbatimin e marrëveshjes, e cila, sipas paralajmërimeve nga veriu, do të kundërshtohet nga strukturat kriminale atje. Marrëveshja parasheh që doganierët të vendosen në portën 31, ndërkaq në portën 1 në Jarinjë përkohësisht do të ketë vetëm policë.
Porta që qe djegur nga grupe të dhunshme nuk do të përdoret për kalime të mallrave derisa në të të mos krijohen kushtet për punën e doganierëve.
EULEX-i tashmë e ka njoftuar Qeverinë e Serbisë për përmbajtjen e marrëveshjes dhe për qëllimin që më 16 shtator të vendosen doganierët në veri, për çka Beogradi nuk është pajtuar.

E-Diaspora
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar Mbrëmë në Verna di Umbertide, Itali, ku dy burra kanë mbetur të plagosur si pasojë e...
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€