Lajme
Në Tiranë, si në shtëpi

Brian Curdy kishte marrë pjesë në aventurën e anijes, e cila ishte përpjekur që të depërtojë nëpër barrierën izraelite dhe tu dërgojë barna palestinezëve të Rripit të Gazës. Ashtu si dhe 60 vullnetarët e tjerë, edhe ai ishte bllokuar në Greqi.
Tani, ai ka paraqitur kandidaturën e tij Këshillit shtetëror në listën e Partisë punëtore e popullore (POP) nga Valisi. Shumë pak e njohin, Brian Curdy nga komuna Uvrier në Kantonin e Valisit. “Për banorët e Uvrier, ai është një njeri i vogël, i cili e shetitë qenin e tij të bardhë të vogël”, deklaron me humor bashkëshortja e saj Maryvonne, në të përditshmen „le nouveliste“, “nuk mund ta imagjinoni se çka ka bërë deri tani“. Briani është modest dhe nuk ka shumë dëshirë të dëshmohet, një gjë të tillë e bën bashkëshortja e tij.
„Ai ka qenë luftëtar në Vietnam dhe është diplomuar në sociologji, në të njëjtën kohë, ai është edhe infermier në psikiatri, synime këto të cilat i arriti këtu, në kohën kur çalonte në gjuhën frënge”. I lindur në Shtetet e Bashkuara, ai është ushtarak profesionist dhe anëtar i marinës së famshme amerikane. është pjesëmarrësi i dy konflikteve të armatosura dhe me plagë të pësauara në to.
„Jam kthyer në vendin e bukur të paraardhësve të mi dhe u martova me një vajzë të vendit“, ka deklaruar Brian, i cili është i pajisur me dy shtetësi, zvicerane dhe amerikane.
Pasi anija e parë ishte nisur për në Gazë dhe ishte penguar nga armaat izraelite, me ç`rast ishin shkaktuar dy të vdekur, unë e pyeta bashkëshorten time: „Përse të rinjtë shkojnë të vdesin? Unë jam i moshës 60-vjeçare, deri më tani kam pasur një jetë të mirë dhe nuk më mbetet tjetër, përpos të shkoj edhe unë“.
Pas peripecive të shumta, pasi kishte shkuar në Athinë dhe nga atje kishte tentuar të shkojë në Izrael, bllokimit të lundrimit të anijes nga autoritet greke nëpër ujërat ndërkombëtarë, Brian e braktis Greqinë në një gjendje të rëndë materiale, pa mundur të blejë biletë për avion.
Miqtë e tij i ndihmojnë që të shkojë me anije deri në Sarandë të Shqipërisë, ndërsa nga porti i saj, ai udhëton për në Tiranë, duke bërë auto stop. Atje, ai buan te një bir i njërit nga themeluesit e Partisë Socialiste shqiptare, para se të nisej më në fund me avion për në Zvicër. „Do të shkoj përsëri pas pak javësh“, ka përfunduar Brian, i cili kësaj radhe do të shkoj në Gazë, duke kaluar nëpër Egjipt.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€