Maqedonia
Në Tetovë pritet të ndalohen dasmat në ambiente të mbyllura
Ndalesë për të mbajtur të gjitha ngjarjet masive në ambiente të mbyllura, dasma, festime.
Mos respektimi i masave në ahengje familjare, sidomos mos mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura është shakatari kryesor që Ministria e Shëndetësisë së bashku me Komisionin për Sëmundjeve Ngjitëse në Qeveri do të propozojë masa të reja shtrënguese për rajonin e Tetovës.
Përveç mosrespektimi të masave, sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, në këtë rajon vaksinimi i përgjithshëm nuk e kalon as 20%-shin.
Mbushja e pjesës së mbyllur të objekteve hotelierike nuk duhet të kalojë 30% dhe në tavolina të mos mund të ulen më shumë se 4 persona.
Kontrolle të intensifikuara për zbatimin e këtyre masave, por edhe masat për mbrojtjen personale, kryesisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.
Përforcim i vaksinimit në terren dhe komunikimit në nivel lokal me qëllim gjithëpërfshirës, sepse është e qartë se vetëm me vaksinim mund të parandalojmë përhapjen e virusit dhe rreziqet e infektimeve të rënda tek pacientët.
Vetëm në 24 orët e fundit në Tetovë janë hospitalizuar katër pacientë.
“Me 379 raste aktive dhe 43 të shtruar në spital që marrin edhe terapi anti Covid, qyteti i Tetovës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë llogaritet një vatër për përhapjen e virusit, ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme kemi 95 raste të reja”, tha Senat Zylbehari për TV21, përcjell Albinfo.ch.
Po qytetarët e Tetovës që u anketuan gjatë ditës së sotme janë me mendime të ndara rreth gjendjes. Për disa nuk duhet të ketë kufizime, por një pjesë qytetarëve mendojnë se duhet të ketë masa shtrënguese pasi që nuk respektohen të njëjtat.
“Normal duhet të mbyllet se sëmundja e madhe është”.
“Nuk duhet, nuk dëgjohet se ka numër të rritur në Tetovë për të marrë masa, për të ndaluar për Covidin. Nuk është e nevojshme, se çfarë do bëjë populli ku do shkojë?! Për 95 raste në ditë për Tetovën nuk duhet të mbyllet”.
“Duhet masa edhe karatinë, duhet edhe për kafet duhet masa, hapur duhet të jenë më së voni deri në ora 9 ose 10”.
Edhe përkundër kësaj, ditëve të fundit numri i personave që kanë shprehur dëshirë për vaksinimin është rritur, ku vetëm brenda një dite ka pasur rreth 1300 të vaksinuar.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












