Lajme
Në tetor mbahet java e ndërmarrjeve të vogëla dhe të mesme
Do të promovohen ndërmarrësin, sidomos të rinjtë, si mundësi karriere, si dhe do të vlerësohen ato kompani të cilat krijojnë vende pune
Agjencitë e specializuara dhe institucionet qendrore, kanë nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit për realizimin e Javës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kosova është duke kaluar nëpër një fazë dinamike të zhvillimit, ku prej marrjes së mandatit qeverisës është theksuar agjenda zhvillimore, pasi pa një zhvillim të qëndrueshëm nuk mund të kemi as një shtet të qëndrueshëm, prandaj ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si bartëse të këtij zhvillimi janë esenciale.
“Java e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tetor do të shënojë një sensibilizimin të përgjithshëm, jo vetëm te bizneset, por në të gjitha strukturat shoqërore, duke filluar prej nxënësve të shkollave fillore deri te studentët në universitet, të cilët do të dinë dhe kuptojnë rëndësinë e operimit të një ndërmarrjeje të vogël, me të cilin vendos një gur në murin e zhvillimit të ardhshëm të Kosovës”, ka theksuar Kusari-Lila.
Soren Hjorth, drejtues i projektit Bashkimit Evropian për ndërmarrje të vogla dhe të mesme kërkoi që në këtë përkrahje të bashkohen të gjitha institucionet vendore dhe donatorët për të mbuluar gjithë territorin e Kosovës.
Java e NVM-ve do të mbahet prej 3 deri më 9 tetor dhe do të ketë si ngjarje më të rëndësishme: promovimin e ideve më të mira për biznes, si dhe shpërblimin për ndërmarrjen më të mirë të vitit 2011.
Gjatë kësaj jave do të promovohen ndërmarrësin, sidomos ndër të rinjtë, si mundësi karriere, si dhe të vlerësojë ato kompani të cilat krijojnë vende pune, gjenerojnë prodhim, paguajnë taksat, sjellin risi në treg dhe kanë qasje me përgjegjësi sociale.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













