Lajme
Në Suboticë arrestohet Nehat Haliti
Haliti po akuzohet se më 16 qershor 1999 ka keqtrajtuar qytetarë serbë e shqiptarë në lagjen “Tusus” të komunës së Prizrenit
Autoritet serbe kanë arrestuar të premten pasdite në vendkalimin kufitar në Suboticë, kosovarin Nehat Haliti nga komuna e Prizrenit, nën dyshimin për pjesëmarrje në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Haliti është arrestuar, derisa po kthehet nga Austria më autobus për pushimet e verës, ndërsa nga Subotica është dërguar në burgun e B
Haliti, sipas informatave që kanë transmetuar mediet kosovare duke iu referuar familjes, po akuzohet se më 16 qershor 1999 ka keqtrajtuar qytetarë serbë e shqiptarë në lagjen “Tusus” të komunës së Prizrenit.
Gazeta “Zëri” ka kontaktuar Nexhat Halitin, xhaxhin e të arrestuarit, i cili thotë se informacionet e vetme për nipin e tij, i ka marrë nga Natasha Kandiq, aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut në Beograd. Kandiq, siç thuhet, ka treguar se Halitti është arrestuar në bazë të një fletarresti të Prokurorisë së Serbisë, që e akuzon atë për keqtrajtim të qytetareve serbë e shqiptarë në Prizren.
Sipas mixhës së Nehat Halitit, ky i fundit ka rreth dhjetë vjet që punon në Austri dhe vazhdimisht kishte kaluar tranist nëpër Serbi dhe asnjëherë nuk kishte pasur probleme.
Ndryshe arrestim i kosovarëve në Serbi është shpeshtuar kohën e fundit. Shumica nga ata që po arrestohet, kanë pothuajse të njëjtat akuza që i ka ngritur Prokuroria serb e Prishtinës.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli u ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve kosovare që të kenë kujdes gjatë kalimit nipër Serbi, sepse qeverisjen në Serbi e kanë marr radikalët, apo ish-bashkëpunëtorët e diktatorit Milloshevi. Madje Makolli ka thënë se të gjithë ata që kanë qenë të ndjekur nga Serbia, t’i shmangen kalimit nëpër këtë shtet.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












