Lajme
Në Strugë, për dasma harxhohen rreth 10 milionë euro
Llogaritet se në sezonin e dasmave në Strugë gjykuar nga numri i dasmave mendohet se harxhohen rreth 10 milionë euro
Si në shumë qytete shqiptare, edhe në Strugë, shumica e dasmave bëhen gjatë sezonit të verës.
Kështu, në Strugë gjatë pjesës së dytë të korrikut dhe në fillim të gushtit pritet të ketë rreth 500 dasma dhe gëzime të tjera familjare, duke kontribuar shumë në ekonominë vendase, shkruan “Strugalajm.com”.
Ky fakt ka ndikuar që shumë biznesmenë të investojnë në ndërtimin e sallave të dasmave dhe tashmë nuk ka mbetur vendbanim i madh që mos ketë një ose dy të tilla, transmeton albinfo.ch.
Llogaritet se në sezonin e dasmave në Strugë gjykuar nga numri i dasmave harxhohen rreth 10 milionë euro.
Agjensionet e dasmave e lidhin me faktin se mërgimtarët dhe qytetarët rezident të Strugës, zgjedhin këtë periudhë për organizimin e dasmave si rezultat edhe i përkimit me pushimet verore të një pjese të madhe të struganëve, të cilët jetojnë dhe punojnë në botën perëndimorë, të cilët akoma preferojnë që gëzimet e tyre edhe më tutje t’i kremtojnë në vendlindje.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











