Lajme
Në Stacionin Hekurudhor të Cyrihut hapet “fshati i vaksinimit”
Fshati i vaksinimit është i hapur për të gjithë banorët e Cyrihut, por edhe për të gjithë udhëtarët e rastit
“Fshati i vaksinimit” në stacionin kryesor të trenit të Cyrihut është hapur sot me rastin e fillimit të Javës Kombëtare të Vaksinimit.
Kështu, deri të mërkurën, të gjithë ata që janë të gatshëm të vaksinohen mund të marrin informacione në këtë vend në gjuhë të ndryshme dhe po ashtu të bëjnë vaksinimin kundër koronës, njofton srf.ch.
Oferta është e hapur nga ora 6:30 deri në 23:30.
Fshati i vaksinimit është i hapur për të gjithë banorët e Kantonit të Cyrihut, por edhe për të gjithë udhëtarët e rastit që frekuentojnë stacionin më të madh hekurudhor të Zvicrës.
“Për të dalë nga kjo pandemi, na duhet një shkallë më e lartë vaksinimi” ka thënë drejtoresha e shëndetësisë e Kantonit të Cyrihut, Natalie Rickli në hapjen e “Fshatit…”. Prandaj i kërkohet të gjithë shoqërisë të bëjë një përpjekje më shumë në këtë drejtim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









