Lajme
Në Shtëpinë e Bardhë, Biden emëron gra në ekipin e lartë të komunikimit
Është bërë e ditur se presidenti Joe Biden do të ketë vetëm gra në ekipin e lartë të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga drejtoresha e komunikimit që i shërbeu atij gjatë fushatës, Kate Bedingfield, përcjell albinfo.ch.
Sipas The Guardian, Bedingfield tani do të jetë drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, dhe Jen Psaki do të jetë sekretare e shtypit.
Po ashtu, Biden ka në plan të emërojë një grua si drejtoreshë e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit.
Ndërkohë, Neera Tanden, presidentja dhe shefja ekzekutive e Qendrës për Progresin Amerikan, një kritike liberale, do t’i jepet detyra e mbikëqyrjes së zbatimit të politikave të Bidenit.
Të tri gratë e lartcekura janë veterane të administratës së ish-presidentit Barack Obama. Bedingfield kishte shërbyer si drejtoreshë e komunikimit për Biden, derisa ky i fundit ishte nënkryetar; Psaki ishte drejtoreshë e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë dhe zëdhënës në Departamentin e Shtetit; dhe Tanden shërbeu si këshilltare e lartë e sekretares së atëhershme të shëndetit dhe shërbimeve njerëzore, Kathleen Sebelius.
Karine Jean Pierre, do të shërbejë si zëvëndëse sekretare kryesore e shtypit për presidentin e zgjedhur Joe Biden;
Pili Tobar, e cila ishte drejtoreshë komunikimi për koalicionet në fushatën e Biden, do të jetë zëvëndës drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë;
Një tjetër grua që pritet të emërohet në një rol të lartë në administratë është Cecilia Rouse, e cila do të bëhet kryetare e Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















