Shqipëria
Në Shqipëri së shpejti kompani ajrore ‘low cost’
Në tregun shqiptar, vërtetë kemi katër kompani që fluturojnë drejt Italisë, por asnjëra prej tyre nuk është me kosto të ulët
Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar po negocion me kompani të huaja ajrore që ofrojnë fluturime me çmime të ulëta, për t’u bërë pjesë e tregut shqiptar.
Krislen Keri drejtor i Autoritet të Aviacionit Civil Shqiptar, tha për ATSH-në, se strategjia për futjen e kompanive ajrore low cost në Shqipëri, është një qasje proaktive, “ku ne takojmë kompanitë dhe i ftojmë ata të bëhen pjesë e tregut shqiptar dhe kjo, jo vetëm në drejtim të destinacioneve çarter, por në drejtim të qyteteve të tjera ku qytetarët duan të udhëtojnë, si në Itali, vende të Evropës Qendrore etj.”.
Sot shprehet Keri, në tregun shqiptar, vërtetë kemi katër kompani që fluturojnë drejt Italisë, por asnjëra prej tyre nuk është me kosto të ulët, përcjell albinfo.ch.
Ato ofrojnë kapacitete me kosto të ulët, por kjo është për qëllime të konkurueshmërisë mes këtyre kompanive dhe jo për qytetarët, thotë ai.
Autoriteti i Aviacionit Civil gjykon se ka ardhur koha që duhet të ketë kompani me kosto të ulët që të ofrojnë ato çmime, që qytetarët i kanë provuar tashmë, si në rastin e fluturimit për në Budapest me kosto 20, 30 apo 50 euro. Kosto këto vërtetë të ulëta, që njihet edhe në termin ndërkombëtar “Low Cost”.
Ai u shpreh se, strategjia e qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të Aviacionit Civil Shqiptar synon shtimin e kapaciteteve aeroportuale, në drejtim të ngritjes së aeroporteve të reja, siç është ai i Vlorës dhe i Kukësit, gjithashtu edhe i kompanive ajrore.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













