Shqipëria
Në Shqipëri remitencat arrijnë nivelin më të lartë që nga 2010-a
Edhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë vazhduar të rriten paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre.
Edhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë vazhduar të rriten paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre.
Sipas bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës janar-qershor 2022 emigrantët dërguan në shtëpi 376 milionë euro, me një rritje prej 10.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është niveli më i lartë i remitencave që nga viti 2010.
Të ardhurat e migrantëve kulmuan nga vitit 2000, kur të ikurit e viteve 90 u stabilizuan dhe filluan të dërgonin para në shtëpi deri në vitin 2009. Më pas filloi trendi rënës i tyre, që ishte i lidhur me ciklin e emigracionit, ku të ikurit pas një periudhë prej 10-15 vjeçare fillojnë e i shkëpusin lidhjet gradualisht më vendin mëmë, raporton monitor, përcjell Albinfo.ch.
Ky cikël rënës vijoi deri në 2013-n. Më pas filloi tendenca rritës e qëndrueshme (me përjashtim të 2020-s, që përkon me periudhën pandemike), duke kulmuar në 2022-n.
Sipas ekspertëve, kjo prirje lidhet me rigjallërimin e emigracionit, pasi një pjesë e popullsisë vijon të emigrojë. Për më tepër vala e re ka përfshirë punonjës me pozicione të mira pune, si mjekë, infermierë, apo specialistë të teknologjisë së informacionit.
Të dhëna të tjera tregojnë se ikja e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian duket se nuk ka të ndalur. Sipas Eurostat, në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, kur ky proces u bllokua nga pandemia, lejet janë rritur me 47%.
Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion. Kjo shifër është gati sa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri.
Cikli i remitancave duket se ndjek në mënyrë të drejtë atë të lejeve të qëndrimit që jepen nga vendet e Bashkimit Europian, teksa pas 2013-s të dy treguesit rezultojnë me rritje. Vala e parë e emigrimit të shqiptarëve ishte në dekadën e parë të tranzicionit, të cilët filluan të merrnin leje qëndrimi pas vitit 2000. Në 2008-n u dhanë gjithsej gati 100 mijë leje qëndrimi sipas Eurostat.
Emigracioni filloi të zbehej pas vitit 2010 dhe në 2013-n regjistrohet numri më i ulët i lejeve, me rreth 30 mijë.
Më pas, në 2015-n filloi një valë e re emigracioni, e reflektuar dhe në kërkesat për azil në vendet e BE-së që atë vit arritën rekordin e rreth 60 mijë.
Ndonëse kërkesat për azil erdhën në rënie vitet e mëpasshme, duke zbritur në rreth 20 mijë në vit, rezulton se shumë persona e kanë gjetur rrugën për të ikur, teksa lejet e qëndrimit arritën deri në 60 mijë në vit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










