Lajme
Në Shqipëri ka vende pune, por nuk ka profesionistë
Sipas kryeministrit Edi Rama, në Shqipëri nuk mund t’i përgjigjesh kërkesave për punë nëse je tornitor, elektricist apo montues panelesh
Në Shqipëri ka vende pune, por nuk ka punëtorë profesionistë. Kështu deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama në një aktivitet për nxitjen e punësimit. Ai tha se vende dhe nevojë për punëtorë ka në Republikën e Shqipërisë, por mungojnë kryesisht profesionistët e zanateve përkatëse.
Sipas kryeministrit Rama, në Shqipëri nuk mund t’i përgjigjesh kërkesave për punë nëse je tornitor, elektricist apo montues panelesh. Ndërsa ata që janë juristë apo me shkollime tjera, por që nuk kanë haber nga zanati, e kanë vështirë punësimin. Ai kërkon që më shumë të orientohen të rinjtë nga shkollat profesionale.
“Ky është problemi. Kemi mbjellë në vite të tëra një farsë, duke iu hapur autostrada për të hyrë në universitete me vend parkimi për të gjithë, dhe diploma pa vlerë për të gjithë. Diploma thotë që je jurist, por edhe gjysmë-analfabet”, deklaroi Rama, duke konsideruar gabim eliminimin e shkollave profesionale dhe orientimin “kah një sistemi piramidal universitetesh”.
Sikur të ishte reformuar me kohë sistemi i arsimit profesional, sot në Shqipëri, siç thotë kryeministri Rama, do të kishte shumë më pak të papunë dhe shumë më tepër investime private, vendase dhe të huaja.
Në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria ka nivelin më të ulët të papunësisë prej 16.2 për qind, dhe parashikohet që të jetë në ulje për tre vjetët e ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Sipas BB, në rajon vetëm Bullgaria është para Shqipërisë me normë të papunësisë prej 11.6 për qind.
Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, sipas BB, janë vendet e rajonit me normën më të lartë të papunësisë, normë e cila arrin në 27.9 për qind. Kroacia me 16.7 për qind, Mali i Zi me 19.1 për qind, Serbia me 22.2 për qind dhe Greqia me normë të papunësisë prej 26.3 për qind. Kosova, ndërkaq qëndron më së keqi më 30 për qind të papunë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












