Lajme
Në Shqipëri do privatizohen 95 për qind e pronave shtetërore
Rreth 95 për qind të pronave shtetërore do të privatizohen, pasi ky proces i shërben ekonomisë shqiptare.
Kështu ka deklaruar Ministri i Ekonomisë Nasip Naço për Neës24, ku publikoi vendimin e qeverisë për privatizimet.
Ai bëri të ditur se shteti me këtë synon që t’i kalojë përmes këtij procesi pasuritë që mbajnë emrin e shtetit.
Deklaratat e opozitës se nuk do njohin këtë proces, ministri i ka konsideruar si një moment krize të së majtës.
Ministri ka paralajmëruar dhe liberalizimin e tregut energjetik duke pranuar se në këtë sektor jo gjithçka ka ecur sipas parashikimeve.
Ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, u ndal edhe tek çmimet e energjisë elektrike duke përmendur se ato menaxhohen tashmë nga një kompani private sic është CEZ.
Ministri Naço paralajmëroi gjithashtu edhe prishjen e 15 kontratave koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve në vend, për shkak të problemeve ligjore dhe financiare si dhe heqjen e licensave për 20 subjekte të tregtimit të hidro-karbureve, pasi është kosntatuar sepse është abuzuar me cilësinë e tyre. Për të njëjtën arsye, tha Naço, janë hequr dhe 60 licensa të tilla pas një kontrolli të ushtruar vetëm pak kohë më parë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











