Lajme
Në shkurt mbahet “Wiki Academy Kosovo”
Qëllimi i “Wiki Academy Kosovo”, sipas MPJ-së, është paraqitja sa më e mirë dhe më objektive e Kosovës në internet
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën e Norvegjisë, Këshillin Britanik, Fondacionin IPKO dhe organizatën kosovare “Flosssk” do të organizojnë garën “Wiki Academy Kosovo”, e cila ka për qëllim prezantimin sa më të mirë të Kosovës në internet.
Zëvendësshefi i diplomacisë kosovare, Petrit Selimi tha se MPJ ka disa muaj që po organizon aktivitete inovative që synojnë, hap pas hapi, të krijojnë një narracion më të saktë dhe më pozitiv të Kosovës.
“Tash e shumë vite ishim viktima të propagandës së egër dhe duhet zhvilluar mjetet me të cilat kjo propagandë të zhbëhet, përfshirë angazhimin aktiv dhe të vazhdueshëm online”, ka thënë Selimi.
Teresa Crawford dhe Kushtrim Xhakli anëtarë të bordit të IPKO Fondacionit, thanë se qëllimi i “Wiki Academy Kosovo” është përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së përmbajtjes online për Kosovën me qëllim të përfaqësimit më të mirë të Kosovës në internet.
“Akademia do të sjellë së bashku qytetarë aktivë online dhe ekspertë e historianë për të shkruar artikuj dhe siguruar foto me cilësi të lartë rreth Kosovës në Enciklopedinë Wikipedia në kategori të tilla si, trashëgimia kulturore, çështjet sociale, gjeografia, institucionet, ekonomia dhe turizmi”, ka thënë Crawford.
Wikipedia, sipas tij, është ndër 10 faqet më të vizituara në internet dhe praktikisht burimi i parë i informacionit për këdo të interesuar në ndonjë temë të panjohur.
Sipas MPJ-së, gjatë “Wiki Academy Kosovo”, pjesëmarrësit do të takojnë mentor të Wikipedias dhe ekspertë të hulumtimit nga jashtë dhe brenda Kosovës, të mësojnë aftësi të vlefshme të hulumtimit dhe hartimit, si dhe të takojnë të tjerët të interesuar në përmirësimin e reputacionit të Kosovës jashtë vendit.
“Për kontribuuesit e artikujve apo fotove më të mira apo kontributet e përgjithshme që përmbushin kriteret profesionale dhe kualitative dhe që mbesin si pjesë integrale e Wikipedia-s do të ndahen shpërblime në shumën prej 10,000 euro”, njofton MPJ.
Aktivitetet qendrore të “Wiki Academy Kosovo” do të zhvillohen nga data 22-24 shkurt 2013, në objektin e Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës.
Gjatë muajit janar do të organizohen prezantime të detajuara rreth projektit dhe mënyrës së aplikimit në disa universitete dhe shkolla të mesme të Kosovës. Ky projekt, sipas MPJ-së, është iniciuar në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Së fundi, revista turke “Yeni Diplomasi”, përzgjodhi Strategjinë për Diplomacinë Digjitale të Kosovës ndër më të mirat në Evropë. Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, të interesuarit mund të drejtohen në “wikiacademykosovo.org”
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












