Lajme
Në Shkup arrihet marrëveshje politke, Gruevski ikën më 31 dhjetor
Pas bisedimeve maratonike me ndërmjetësimin e Komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Jonahes Hahn, në Shkup është arritur marrëveshja për dalje nga kriza politike në Maqedoni. Në bazë të marrëveshjes, kryeministri Nikola Gruevski do të largohet nga posti i tij më 31 dhjetor të këtij viti, kurse zgjedhjet do të mbahen në muajin prill të vitit tjetër, ndërkaq, opozita do të kthehet në parlament.
Siç transmeton agjencia e lajmeve INA, sipas kësaj marrëveshje qeveria e përkohshme apo kalimtare të formohet deri më 15 janar 2016;VMRO-DPMNE nominon kandidatin për kryeministër (deri 15 janar 2016), por në konsulta edhe tri partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH; Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill 2016; LSDM do të nominojë kandidatin për ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por siç thuhet në konsultime edhe me VMRO-DPMNE dhe BDI.
Ndarja e ministrive tjera do të jetë midis partive kryesore, ndërsa edhe zëvendësministrat do të kenë të drejtën e qasjes dhe vetos në gjitha ministritë për çështjet e lidhura me zgjedhjet. LSDM zëvendësministra do të ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.
Prokurori i ri Special do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.
Nga kthimi i opozitës në Parlament do të nis miratimi i pakos së reformave për zgjedhjet dhe reformat e tjera, por edhe rekomandimet speciale nga raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












