Lajme
Në Shkodër nis festivali “Marubi”
Nga data 16 korrik deri më 7 gusht 2014 qyteti i Shkodrës do të jetë një vendtakim kulturor për shkodranët, por edhe për turistët që do ta vizitojnë qytetin.

Një javë pas inaugurimit të Marubi Route, Bashkia e Shkodrës në kuadër të programit “IPA Cross-border” të Bashkimit Evropian vazhdon me programin e saj për të ringjallur vlerat e harruara të kulturës shqiptare. Programi do të jetë gjithëpërfshirës. Do të ketë një konkurs të fotografisë dhe aktivitete që do ta mbajnë gjallë jetën kulturore artistike të Shkodrës gjatë ditëve të verës.
Kjo iniciativë historiko-kulturore organizohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës, në kuadër të projektit “Marubi, një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit, një projekt ndërkufitar IPA Shqipëri – Mali i Zi, i financuar nga Bashkimi Evropian në Tiranë.
Kjo iniciativë i shërben çdo shkodrani e çdo shqiptari, që të ndërgjegjësohet për vlerat që bart një qytet bashkëkohor e tradicional, siç është Shkodra.
Nga data 16 korrik deri më 7 gusht 2014 qyteti i Shkodrës do të jetë një vendtakim kulturor për shkodranët, por edhe për turistët që do ta vizitojnë qytetin.
Konkursi i fotografisë: “Eja fotografo Shkodrën dhe fito” do të mbahet nga 19 deri më 20 korrik.
Çmime të ndryshme për një pasion të madh, në një qytet të mrekullueshëm! Më datë 19 korrik konkursi 1-ditor i fotografisë.
Konkurs i hapur për të gjithë të pasionuarit e fotografisë, si dhe seminare përgjatë fundjavës nga fotografët më të mirë shqiptarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri