Lajme
Në Serbi sulmohet një autobus i Kosovës
Autobusi i linjës Prishtinë-Vjenë është gjuajtur me gjera të forta në Kurshevc, por fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk është lënduar asnjë pasagjerë
Persona të panjohur kanë sulmuar në Krueshevc të Serbisë, autobusin e linjës Prishtinë-Vjenë, por fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk është lënduar asnjë pasagjerë. Pronari i kompanisë së autobusëve, Bexhet Bici, ka thënë për KTV-në se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në Serbi.
Ai ka thënë se rasti i parë ka ndodhur para nëntë ditëve, por ata nuk e kanë lajmëruar rastin në media, me arsyetimin se ka mundur të jetë i rastësishëm.
Bici ka thënë se ata e kanë njoftuar edhe policinë në Krushevac, por u kanë thënë se për shkak se sot është fundjavë nuk mund të bëjnë asgjë për rastin. Bici ka thënë se janë të shqetësuar për këto sulme që po u ndodhin, ndërsa ka shtuar e kanë nisur një autobus nga Prishtina për t’i marrë udhëtarët.
Autobusi ishte me targa të Kosovës, ndërsa po e mbanë relacionin e rregullt Prishtinë-Vjenë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












