Bota
Në Rumani po kërkohet largimi i qeverisë
Në Rumani po protestohet, për t'u larguar qeveria e tanishme.
Dhjetëra e mijëra demonstrues anti korrupsion kanë dalë sërish nëpër rrugët e Bukureshtit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë rumune të Social-demokratëve. Shumë rumunë që jetojnë jashtë vendit janë kthyer në shtëpi për t’iu bashkuar protestave.
“Na duhet ndryshim… Duhet të ndryshojmë politikanët, qeverinë, sepse të gjithë ata janë të paaftë të bëjnë diçka të mirë për ne. Ata mendojnë vetëm për veten e tyre. Nuk do të dorëzohemi deri sa diçka të ndryshojë, deri sa ata të na japin shansin për një jetë më të mirë”, thotë një protestuese.
Pas protestës së të premtes, kur pati edhe përleshje të dhunshme dhe 450 persona u lënduan, njerëzit tani janë akoma më të motivuar.
“Jam këtu sepse nuk dua që të mbizotërojë frika në shoqërinë rumune. Ky është shansi ynë i fundit; protestoni me ne”, thotë një tjetër protestuese.
Social-demokratët në Rumani kanë hedhur poshtë apelet për zgjedhje të reja, duke thënë se protestat nëpër rrugë nuk duhet të lejohen të rrëzojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Por duket se edhe protestuesit nuk e kanë ndër mend të dorëzohen dhe pas natës së dytë radhazi të manifestimit, ata planifikojnë të radhës, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












