Foto Bekim Dalipi
Sport
Në ruajtje të traditave zvicerane edhe një malësor shqiptar
Lexoni cilat janë gjasat e mundësit shqiptar Naim Fejzaj në garën më të madhe të mundjes zvicerane
Erich Kast ka bërë rreth 300 kilometra rrugë bashkë me familjarë të tjerë për të mbështetur mundësinë shqiptar Naim Fejzaj.
Në festën e mundjës zvicerane, Fejzaj paraqitet për herë të parë në nivel federal në festën tri-ditore që po mbahet në Estavayer të kantonit Fribourg në aeroportin ushtarak Payerne në një hapësirë prej rreth 90 hektarësh me rreth 250 mijë vizitorë, raporton albinfo.ch
Vetëm në Arenën e luftimëve janë ngritur 50 mijë ulëse për adhuruesit e këtij sporti që bashkon zviceranët si asnjë sport tjetër. Ndryshe në „Schwingfest“, paraqitën malësorët më të mirë të Zvicrës të cilët garojnë për dy ditë radhazi për kurorën mundësit më të fuqishëm. Ata luftojnë për nder dhe dinjitet thotë Erich. „Këtu nuk ka probleme, njerëzit festojnë pa u brengosur për rivalitetin e mundësve“., shkruan albinfo.ch
„Në fakt“, thotë ai, „rivalitet nuk ka, është festë me ushqimet dhe pijet më të mira vendase“, tregon kusheriri i Naimit (nga ana e nënës) Erich Kast dhe vazhdon, „Secili zviceranë sjell një pjesë të adheut, vendit të tijë në këtë festë dhe secili dëshiron ta prezantojë në mënyrën më të mirë“, raporton albinfo.ch.
Para më shumë se 50 mijë shikuesve Naim Fejza thotë të ketë shumë emocione dhe kjo ka ndikuar që mos të ketë përqendrimin e duhur përballë kundërshtarëve që luftojnë për të hyrë kaluar në raundin e dytë të garës që do të vauzhdojë gjatë ditës së diele.
Ndryshe ky sport i llojit të mundjes gëzon përkrahje të madhe në mesin e vendasve i cili organizohet çdo tri vjet në nivel federal.
Në aeroportin Paerne të kantonit Fribourg hapja e eventit Schwingfest është bërë të premtën me prezantimin e 275 pjesëmarrësve fitues në garat kantonale. Mundësitë më të mirë kualifikohen të shtunën me arritjen e së paku dy fitorëve nga katër përballja sa kanë, kurse të dielen lufta zhvillohet për kurorën e mundësit më të mirë, mbretin e mundjes zvicerane për tri vitet e ardhshme.
Shqiptari, Naim Fejza, deri më tani ka pasur tri përleshje, dy i ka humbur dhe një e ka fituar. Për t’u kualifikuar, atij i duhet medeomos ta fitoj luftën e fundit.
Vetë Naimi thotë të ketë pasur shumë emocione në dy përleshjet e para. „Të përballësh me malsorët më të fortë të Zvicrës në këto temperatura të larta, nuk është e lehtë“, thotë ai për albinfo.ch mënjëherë pas hymbjes së dytë ndaj mundësit dhe fituesit të shumfishtë Urich Andreas.
„Kisha shumë emocione dhe nuk arrija ta kontrollja luftën teknikisht, kështu që kundërshtari përfitoi nga një gabim i imi“, deklaron i kapluar nga djersët dhe byku ku është përleshur.
Pas përfundimit të raundit të parë kualifikues, në ora 17.30 patrulla e aviacionit zviceran do të demonstrojë fuqinë organizative të ushtrisë zvicerane duke fluturuar mbi aerportin ku po zhvillohet gara e malësorëve zviceranë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor