Lajme
Në Prishtinë po shpalosen ofertat e turizmit për verën e sivjetme
Në panairin e turizmit, organizuar nga CEO dhe Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës në Prishtinë, po shpalosen ofertat e kompanive turistike të vendit, por edhe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Turqia.
Ndonëse nuk ka det, Kosova ka resurse të bollshme për të zhvilluar turizmin malor.
Ndër bukuritë e rralla natyrore është Rugova e Pejës. Në Bogë janë ndërtuar hotele të shumta. Ndër to është edhe “Magra Austria”, pronoari i të cilit thekson se është i kënaqur me interesimin e turistëve për të vizituar këtë pjesë.
Por, ai ka ankesa ndaj institucioneve për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë. Kurse kompanitë dhe agjencitë turistike prezantojnë oferta të shumta për bregdet.
Përfaqësuesit e këtyre kompanive thonë se kanë ofertë shumë të pasur edhe për verën e sivjetshme.
Organizatorët e këtij panairi, kanë theksuar se sivjet është rritur numri i ekspozuesve, e rrjedhimisht edhe oferta turistike qoftë verore apo për stinët tjera.
Shqipëria prezantohet nga Ministria e Turizmit dhe Agjencia kombëtare e turizmit. Zëvendës-ministri i turizmit, Abaz Hado, ka thënë se qeveria shqiptare e ka në fokus të zhvillimit sferën e turizmit dhe në këtë drejtim janë bërë edhe investime të shumta.
Ai ka ftuar turistët nga Kosova që edhe sivjet në mënyrë masive të vizitojnë bregdetin e këtij vendi.
Përveç bregdeteve tejet atraktive, turistët që vizitojnë Shqipërinë kanë mundësi të merren edhe me sportin rafting, apo lundrim nëpër rrjedha të lumenjve të rrëmbyeshëm me barka, apo gomone.
Ulqini vazhdon të jetë ndër vendet më tërheqëse për turistët kosovarë. Edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, iu bëri thirrje turistëve që edhe këtë verë të vizitojnë këtë komunë, që ai e vlerësoi qendër të shqiptarëve të Kosovës.
Në Panair merr pjesë edhe Ministria e Turizmit e Turqisë që prezanton një ofertë mjaft të pasur turistike.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












