Kosova

Në Prishtinë nis hartimi i Ligjit për Qeverinë

Qeveria synon që Ligjit për Qeverinë t’i paraprijë pakoja me tri ligje të tjera: Ligji për pagat, Ligji për shërbyesit civilë dhe Ligji për organizimin e Administratës Publike

Komisioni për hartimin e Ligjit për Qeverinë ka mbajtur takimin e parë. Kryesuesi i këtij komisioni, Besnik Tahiri, ka thënë se ky ligj do të përcaktojë jo vetëm numrin e ministrave, zëvendësministrave, por edhe ligjshmërinë dhe llogaridhënien.

Sipas Tahirit, Qeveria synon që Ligjit për Qeverinë t’i paraprijë pakoja me tri ligje të tjera: Ligji për pagat, Ligji për shërbyesit civilë dhe Ligji për organizimin e Administratës Publike.

“Do të ketë një proces shumë të detajuar të konsultimit për këtë ligj, do t’i paraprijë me një analizë profesionale. Me një fokus serioz, ne mund të prodhojmë një bazë deri në fund të vitit”, ka thënë Tahiri. Hartimi i Ligjit për Qeverinë pritet të përfundojë deri në fund të vitit.