Lajme
Në prill 2016, Maqedonia shkon në zgjedhje
Deri në zgjedhjet e ardhshme pritet të formohet një qeveri kalimtare. Për këtë çështje do të diskutohet me 10 qershor në takimin e radhës që mbahet në Bruksel
Deri në prill të vitit 2016 në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me qëllimin që vendi të dal nga kriza politike. Kështu është vendosur në një takim të përbashkët që komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hah zhvilloi me katër liderët e partive politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Po ashtu është vendosur që vendi të ecën me hapa të shpejt gjatë kësaj fazë transitore në fushën e integrimeve dhe në lirinë e medieve, ndërsa për një qeveri kalimtare pritet të diskutohet me 10 qershor në takimin e radhës që mbahet në Bruksel. Po ashtu deri në këtë periudhë pushojnë “bombat” e opozitës.
Eurokomisioneri Hahn deklaroi se përfundimisht është arritur marrëveshje për organizimin e zgjedhjeve të reja. Sipas tij, detajet për atë se kush do të organizojë zgjedhjet dhe kush do të jetë në krye të Qeverisë do të diskutohen në një takim të radhës që do të zhvillohet në Bruksel gjatë javës së ardhshme.
Hahn deklaroi se takimi ka qenë konstruktiv dhe se sipas tij, deri në mbajtjen e zgjedhjeve do të pastrohet lista zgjedhore, dhe do të mundësohet një atmosferë për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Në llogarinë e tij në Facebook, Artan Grubi, këshilltari i Ali Ahmetit, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet liderëve.
Drafti i marrëveshjes politike mes katër liderëve politikë në Maqedoni është: LSDM kthehet në Parlament dhe si parti opozitare udhëheq komisionin parlamentar anketues për përgjimet; Ndërpritet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015; Definohet formati i Qeverisë së Gjerë; Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ketë më shumë kompetenca; Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016; Integrimi euro-atlantik prioritet; Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe; Raporte të mira ndërfqinjesore.
“Jam mirënjohës për klimën konstruktive, të të gjithë partnerëve të involvuar dhe javën e ardhshme do të shihemi në Bruksel për të pasur marrëveshje finale që do t’i mundësojë vendit të vazhdojë përpara dhe ta shfrytëzojë këtë krizë si mundësi për modernizim të vendit”, deklaroi në fund Hahn.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












